Latimer: Me Kurtin diskutuam ndihmën amerikane për sigurinë e Kosovës
Kongresisti amerikan George Latimer tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti në New York diskutuan se si SHBA-ja mund ta ndihmojë Kosovën në sigurinë dhe sovranitetin e saj. Në…

Kongresisti amerikan George Latimer tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti në New York diskutuan se si SHBA-ja mund ta ndihmojë Kosovën në sigurinë dhe sovranitetin e saj. Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi takimin produktiv.
“Në New York pata mundësinë të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë vendin e tij në sigurinë dhe sovranitetin e tij”, shkroi Latimer.
Sipas kongresistit, takimi u përmbyll me pranimin e një koleksioni pullash përkujtimore për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara. Ai e shoqëroi këtë me mesazhin se SHBA-ja mbetet partnere në përpjekjet e Kosovës për pavarësinë e saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


