Pa kategori

Latimer kërkon marrëveshje për Presidentin, që Kosova të shmangë zgjedhjet

Kongresisti amerikan George Latimer u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë të rikthehen në negociata për zgjedhjen e Presidentit të ri, me synim shmangien e një tjetër cikli zgjedhjesh…

Latimer kërkon marrëveshje për Presidentin, që Kosova të shmangë zgjedhjet
Dëgjo artikullin 1 min

Kongresisti amerikan George Latimer u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë të rikthehen në negociata për zgjedhjen e Presidentit të ri, me synim shmangien e një tjetër cikli zgjedhjesh parlamentare. Thirrjen e bëri në një letër urimi drejtuar kryeministrit Albin Kurti për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.

“I inkurajoj të gjitha partitë politike në Kosovë që të kthehen në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje për Presidentin e ri, në mënyrë që të shmanget një cikël tjetër i kushtueshëm i zgjedhjeve parlamentare”, shkroi Latimer.

Duke iu referuar përvojës amerikane, kongresisti e cilësoi dialogun e hapur dhe bashkëpunimin ndërpartiak për çështjet e interesit kombëtar si thelbësor për përparimin demokratik.

Në të njëjtën letër, Latimer shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Kurtin dhe kolegët e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top