Pa kategori

Latifi: Rahoveci iu bashkua protestës së OVL-UÇK-së

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, njoftoi se qytetarë të komunës iu bashkuan protestës së organizuar nga OVL-UÇK-ja. Sipas tij, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Jo në emrin tim!” dhe kërkuan liri për…

Latifi: Rahoveci iu bashkua protestës së OVL-UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, njoftoi se qytetarë të komunës iu bashkuan protestës së organizuar nga OVL-UÇK-ja. Sipas tij, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Jo në emrin tim!” dhe kërkuan liri për çlirimtarët.

“Sot, Rahoveci iu bashkua protestës së OVL-UÇK-së, në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare dhe në nderim të sakrificës së brezave që i dolën zot Kosovës”, ka shkruar Latifi.

Në reagimin e tij, kryetari e lidhi pjesëmarrjen në protestë me nderimin e sakrificës për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar Rahovecin qytet të betejave, qëndresës dhe sakrificës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top