Latifi për Presidentin: “askush nuk i beson askujt”
Analisti Blerim Latifi e lidhi vështirësinë për zgjedhjen e Presidentit me mungesën e besimit mes palëve politike. Në emisionin “Pressing” në T7, ai tha se kanë mbetur vetëm gjashtë ditë…

Analisti Blerim Latifi e lidhi vështirësinë për zgjedhjen e Presidentit me mungesën e besimit mes palëve politike. Në emisionin “Pressing” në T7, ai tha se kanë mbetur vetëm gjashtë ditë dhe e cilësoi gjendjen alarmante.
“Ne do të zvarritemi edhe këto 6 ditë sa na kanë mbetur, ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim një president, sepse askush nuk i beson askujt. Kjo është gjendja alarmante për fatin e keq nuk po e shqetëson asnjë parti”, ka thënë ai.
Kritika e Latifit iu drejtua edhe qëndrimit të partive ndaj situatës: sipas tij, asnjëra nuk po shfaq shqetësim për vështirësinë e zgjedhjes së kreut të shtetit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


