Latifi: Mbrojtjes në Hagë i duhen fonde për avokatë të specializuar
Analisti Blerim Latifi tha se sigurimi i fondeve për ekipe të specializuara avokatësh duhet të jetë strategjia për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel. Në emisionin “Pressing” në T7,…

Analisti Blerim Latifi tha se sigurimi i fondeve për ekipe të specializuara avokatësh duhet të jetë strategjia për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel. Në emisionin “Pressing” në T7, ai e lidhi mundësinë e suksesit me angazhimin e këtyre ekipeve dhe financimin e tyre.
“Pra, e vetmja strategji është me siguru fonde”, tha Latifi.
Ai mbështeti angazhimin e avokatëve të tjerë, duke vlerësuar se ekipet e deritanishme nuk kanë arritur rezultat. Latifi kritikoi gjithashtu diskutimet e shumta për strategji, duke thënë se ato tregojnë mungesë serioziteti për punë konkrete.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


