Lagumdzija paralajmëron për kërcënimin e ndarjes së Bosnjës dhe kritikon Vuçiqin
Ambasadori i Bosnjë e Hercegovinës në OKB, Zlatko Lagumdzija, paralajmëroi për përpjekje që, sipas tij, synojnë dobësimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe krijimin e kushteve për shkëputjen e Republika Srpskës.…

Ambasadori i Bosnjë e Hercegovinës në OKB, Zlatko Lagumdzija, paralajmëroi për përpjekje që, sipas tij, synojnë dobësimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe krijimin e kushteve për shkëputjen e Republika Srpskës. Në një intervistë për Televizionin Federal të Bosnjë e Hercegovinës, ai kritikoi edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për qëndrimin ndaj Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
“Ideologjitë që çuan në gjenocid, fatkeqësisht, ende kërcënojnë me ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës”, deklaroi Lagumdzija.
Ambasadori tha se rezoluta ka shërbyer si një nga bazat e veprimit diplomatik të vendit të tij gjatë viteve të fundit. Ai shtoi se delegacioni boshnjak në OKB i ka kushtuar vëmendje të veçantë nderimit në Serbi të Ratko Mladiqit, të dënuar për krime lufte dhe gjenocid.
Duke folur për paraqitjen e kryesuesit të Presidencës, Denis Beciroviq, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Lagumdzija theksoi rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare dhe tha se delegacioni kishte ngritur edhe çështjen e vuajtjeve të palestinezëve në Gaza dhe të agresionit rus në Ukrainë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


