Politikë

Ky është puç kushtetues

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ashpër ndaj votimit për presidentin e ri në Kuvend, duke e cilësuar atë si një veprim jashtë rendit kushtetues. Ai…

Ky është puç kushtetues
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar ashpër ndaj votimit për presidentin e ri në Kuvend, duke e cilësuar atë si një veprim jashtë rendit kushtetues.

Ai ka rikujtuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin e Behxhet Pacolli, ku ishte konstatuar se zgjedhja e presidentit ishte e pavlefshme për shkak të mungesës së pjesëmarrjes së dy të tretave të deputetëve (80 vota).

Akuza për “puç kushtetues”

Sipas Zemajt, një skenar i ngjashëm po përsëritet, duke e quajtur procesin aktual një “puç kushtetues” dhe duke ngritur dyshime serioze mbi ligjshmërinë e votimit.

Armend Zemaj, deputet i LDK-së.

Procedura e votimit

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.

Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

Scroll To Top