Pa kategori

Kuvendi miraton hartën e re: Shqipëria me 15 bashki më pak

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën administrativo-territoriale, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Projektligji i Partisë Socialiste parashikon shkrirjen e 15…

Kuvendi miraton hartën e re: Shqipëria me 15 bashki më pak
Dëgjo artikullin 1 min

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën administrativo-territoriale, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Projektligji i Partisë Socialiste parashikon shkrirjen e 15 bashkive me njësi të tjera vendore. Për miratimin e tij nevojiteshin 84 vota.

Votimi u zhvillua pas një seance me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale. Deputetët e PD-së tentuan ta bllokonin procesin, duke kërkuar që votimi të mos zhvillohej.

Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në debat, por ishte i pranishëm gjatë votimit. Në nisje të procesit, deputetë të opozitës hodhën shishe uji dhe sende të forta në drejtim të tij.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top