Pa kategori

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Përmes saj, Kuvendi shpreh shqetësim të thellë për…

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales
Dëgjo artikullin 1 min

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Përmes saj, Kuvendi shpreh shqetësim të thellë për vendimin e shkallës së parë dhe kundërshton përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët.

Nisma për deklaratën erdhi nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa teksti u harmonizua nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare.

Në deklaratën e miratuar, Kuvendi ngre shqetësime për mungesën e transparencës dhe për shkeljen e standardeve të gjykimit të drejtë. Këto janë vlerësime të shprehura nga Kuvendi për procesin në Hagë.

Kuvendi e konsideron të papranueshme edhe përgjegjësinë që i është atribuuar secilit prej katër të gjykuarve mbi përfundimin për një qëllim kriminal të përbashkët.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top