Kuvendi i Prizrenit për aktgjykimin: “JO NË EMRIN TIM!”
Kuvendi i Komunës së Prizrenit miratoi unanimisht një deklaratë kundër aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas njoftimit të komunës, deklarata…

Kuvendi i Komunës së Prizrenit miratoi unanimisht një deklaratë kundër aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas njoftimit të komunës, deklarata u miratua në mbledhjen e jashtëzakonshme të 1 tetorit dhe përmban mesazhin “JO NË EMRIN TIM!”, si përgjigje ndaj formulimit “Në emër të popullit të Kosovës” gjatë shpalljes së aktgjykimit.
Në deklaratë, kuvendi komunal shpreh mospajtim të thellë me aktgjykimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara. Ai thekson se përgjegjësia penale është individuale dhe nuk duhet interpretuar si përgjegjësi kolektive e UÇK-së dhe e luftës së saj.
Kuvendi shpreh gjithashtu solidaritet me katër ish-drejtuesit e UÇK-së dhe familjet e tyre. Qytetarëve u bën thirrje të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke i shprehur qëndrimet në mënyrë paqësore dhe institucionale.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


