Pa kategori

Kushtetuesja: Vonesa në konstituim nuk e shpërndan automatikisht Kuvendin

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaron se tejkalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk sjell shpërndarjen automatike të tij. Në aktgjykimin e plotë të publikuar më 29 shtator, Gjykata…

Kushtetuesja: Vonesa në konstituim nuk e shpërndan automatikisht Kuvendin
Dëgjo artikullin 1 min

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaron se tejkalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk sjell shpërndarjen automatike të tij. Në aktgjykimin e plotë të publikuar më 29 shtator, Gjykata thekson se Kushtetuta nuk e përcakton këtë pasojë për vonesën në konstituim.

Megjithatë, vonesa nuk e shtyn fillimin e afateve për zgjedhjen e institucioneve të tjera. Sipas Kushtetueses, Kuvendi duhej të ishte konstituuar deri më 7 gusht 2026. Afati për zgjedhjen e presidentit nisi më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Gjykata bën dallimin mes detyrimit për respektimin e një afati kushtetues dhe pasojave juridike të shkeljes së tij. Ajo thekson se afatet janë detyruese dhe nuk mund të trajtohen si formalitete, por tejkalimi i afatit të konstituimit nuk i liron deputetët nga detyrimi për ta përfunduar këtë proces.

Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja nënvizon se funksionalizimi i Kuvendit është parakusht për ushtrimin e kompetencave të tij, përfshirë zgjedhjen e presidentit dhe të Qeverisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top