Kushtetuesja: Presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor, përndryshe zgjedhje të reja
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar se afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Sipas Gjykatës, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të…

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar se afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor. Sipas Gjykatës, nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga kalimi i tij.
Në shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, Kushtetuesja konstatoi se Kuvendi ishte konstituuar pas përfundimit të afatit kushtetues 30-ditor. Megjithatë, ajo vlerësoi se zgjedhja e qeverisë që pasoi nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas Gjykatës, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, kur përfundoi afati për konstituimin e Kuvendit.
PDK-ja e kishte dorëzuar kërkesën më 14 shtator, duke kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së konstituimit të Kuvendit. Gjykata e deklaroi kërkesën të pranueshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


