Pa kategori

Kushtetuesja: Afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 6 tetor

Afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës përfundon më 6 tetor 2026, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ka përcaktuar se periudha 60-ditore ka filluar më 8 gusht 2026. Në…

Kushtetuesja: Afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 6 tetor
Dëgjo artikullin 1 min

Afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës përfundon më 6 tetor 2026, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ka përcaktuar se periudha 60-ditore ka filluar më 8 gusht 2026.

Në pjesën përkatëse të aktgjykimit thuhet: “Afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, sipas nënparagrafit 3, paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026”.

Përcaktimi mbështetet në dispozitën kushtetuese që rregullon shpërndarjen e Kuvendit. Sipas Gjykatës, 6 tetori është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top