Kushtetuesja: Afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon më 6 tetor
Afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës përfundon më 6 tetor 2026, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me procedurat e formimit të…

Afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës përfundon më 6 tetor 2026, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me procedurat e formimit të institucioneve të reja.
Gjykata përcakton se afati 60-ditor ka nisur më 8 gusht 2026. Në pikën VI të vendimit, ajo mbështetet në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, që rregullon shpërndarjen e Kuvendit.
Sipas Kushtetueses, Kuvendi është konstituuar pas afatit kushtetues. Gjykata sqaron se afatet për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit rrjedhin edhe kur Kuvendi nuk është konstituuar gjatë periudhës së përcaktuar. Kështu, konstituimi i vonuar nuk e shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


