Kushtetuesja: Afati për Presidentin përfundon më 6 tetor, formimi i Qeverisë kushtetues
Afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës përfundon më 6 tetor, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e PDK-së lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjykata…

Afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës përfundon më 6 tetor, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e PDK-së lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Gjykata ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar jashtë afatit kushtetues. Sipas saj, afati për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht, kur Kuvendi duhej të ishte konstituuar. Ndërkaq, formimin e Qeverisë e ka vlerësuar në përputhje me Kushtetutën.
Në të njëjtin vendim, Kushtetuesja kërkon që deputetët të zgjedhin sa më parë nënkryetarin e Kuvendit nga grupi i dytë më i madh parlamentar, PDK-ja.
“TË KONSTATOJË që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet që sa më parë të zgjedhin Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në pajtim me paragrafin 3 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


