Kurti: Zgjedhje çdo katër vjet, jo dy herë në vit
Kryeministri Albin Kurti tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen një herë në katër vjet, duke komentuar shpeshtësinë e tyre në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian,…

Kryeministri Albin Kurti tha se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen një herë në katër vjet, duke komentuar shpeshtësinë e tyre në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Zgjedhjet tona janë të lira, të drejta dhe konkurruese. Dhe po, ato duhet të mbahen një herë në 4 vjet, e jo dy herë në vit”, tha Kurti, duke u kthyer me buzëqeshje nga von der Leyen.
Pas takimit, Kurti tha gjithashtu se vlerësues të pavarur kanë konfirmuar përparimin e Kosovës në avancimin e demokracisë. Ai e cilësoi Kosovën demokraci elektorale, ndërsa tha se në rajon ka autokraci elektorale.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


