Kurti tregon çfarë synon deklarata që iu bashkua Kosova
Kosova i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja, bëri të ditur kryeministri Albin Kurti. Në një postim,…

Kosova i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve për mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja, bëri të ditur kryeministri Albin Kurti.
Në një postim, Kurti tha se samiti u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Ai veçoi arsimimin dhe shëndetin e fëmijëve, përfshirë shëndetin mendor e psikosocial, si fusha jetike përballë sfidave nga teknologjitë e reja dhe koha e gjatë para ekraneve.
“Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë”, shkroi Kurti.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


