Pa kategori

Kurti: Sot nisim kontaktet për Presidentin, të shmangim shpërndarjen e Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se sot, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë komunikimet për takime me krerët e opozitës për zgjedhjen e…

Kurti: Sot nisim kontaktet për Presidentin, të shmangim shpërndarjen e Kuvendit
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se sot, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë komunikimet për takime me krerët e opozitës për zgjedhjen e Presidentit. Në deklaratën për KosovaPress, ai tha se synimi është zgjedhja e kreut të shtetit deri më 6 tetor, për të shmangur mbetjen e vendit pa Kuvend.

“Posa të përfundojmë me takimin që kemi sot me presidenten e Komisionit Evropian, zonjën Ursula von der Leyen, menjëherë do të fillojmë komunikimet për takime me krerët e opozitës, në mënyrë që të mos jemi pa Kuvend më 7 tetor, por më së largu deri më 6 tetor ta kemi presidentin apo presidenten e re”, ka thënë Kurti.

Deklaratën e bëri pas homazheve për ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci. Kurti paralajmëroi nisjen e kontakteve, pa njoftuar ndonjë marrëveshje me opozitën.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top