Pa kategori

Kurti propozon dy masa me afat 72-orësh pas vrasjes së Arlindës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, propozoi në Kuvend rishikimin e rasteve aktive me rrezik të lartë dhe përgatitjen e një raporti për reagimin institucional në rastin e Arlinda Zekajt, të…

Kurti propozon dy masa me afat 72-orësh pas vrasjes së Arlindës
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, propozoi në Kuvend rishikimin e rasteve aktive me rrezik të lartë dhe përgatitjen e një raporti për reagimin institucional në rastin e Arlinda Zekajt, të dyja brenda 72 orëve.

Në seancën e jashtëzakonshme pas vrasjes së Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ai kërkoi që Ministria e Punëve të Brendshme ta organizojë rishikimin përmes strukturave kompetente të Policisë. Për secilin rast, sipas propozimit, duhet të dokumentohen masat e sigurisë, zyrtari përgjegjës dhe bashkërendimi ndërmjet institucioneve qendrore e lokale.

Rishikimi do të përfshinte edhe zbatimin policor të urdhrave mbrojtës dhe reagimin ndaj alarmeve të mbikëqyrjes elektronike.

Për Ministrinë e Drejtësisë, Kurti propozoi të njëjtin afat për një raport të detajuar mbi veprimet ose mosveprimet e secilës hallkë institucionale në rastin e Arlindës.

Ai theksoi se pavarësia e sistemit të drejtësisë nuk e përjashton përgjegjësinë e zyrtarëve për mënyrën se si i trajtojnë kërkesat për mbrojtje.

“Përgjegjësia për dhunën mbetet tek ai që e ushtron, përgjegjësia për mbrojtjen duhet të përmbushet nga institucionet që e kanë marrë përsipër”, deklaroi Kurti.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top