Kurti: Në Apel të korrigjohet nocioni “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”
Kryeministri Albin Kurti tha se përdorimi i nocionit “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” në aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet në Apel. Ai e renditi këtë si të parën…

Kryeministri Albin Kurti tha se përdorimi i nocionit “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” në aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet në Apel. Ai e renditi këtë si të parën ndër tri vërejtjet e tij ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.
Vërejtja e dytë lidhet me atë që Kurti e cilësoi si qasje mono-etnike dhe mungesë transparence të Gjykatës. Sipas tij, zëvendësministri i Brendshëm Enver Dugolli, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës, nuk ka marrë përgjigje për kallëzimin penal që ka dorëzuar në Dhomat e Specializuara në prill të vitit 2023 për këtë masakër.
Si çështje të tretë, Kurti përmendi ato që i konsideron pasaktësi faktike dhe historike në aktgjykim. Ai tha se më 16 shtator janë lexuar vetëm dhjetëra faqe, ndërsa vendimi i plotë përmban mijëra faqe. Kurti shprehu dyshimin nëse ndonjëri prej ekipeve mbrojtëse ka arritur ta lexojë të gjithë vendimin në plotni dhe me saktësi.
Për përgatitjen e apelimit, kryeministri bëri thirrje që të bashkohet ekspertiza juridike dhe që institucionet të koordinohen me ekipet mbrojtëse. Ai kërkoi edhe bashkërendim me Shqipërinë, duke thënë se në aktgjykim janë përmendur 14 komuna të Kosovës dhe dy në Shqipëri.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


