Kurti mes të ftuarve të Macronit në Élysée
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se bashkë me Ritën mori pjesë në darkën e shtruar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée,…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se bashkë me Ritën mori pjesë në darkën e shtruar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
“Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, shkroi Kurti në Facebook.
Pjesëmarrja në darkë ishte pjesë e vizitës së tij në kryeqytetin francez. Në njoftimin e cituar, Kurti nuk dha hollësi për ndonjë bisedë dypalëshe me Macronin apo për tema të trajtuara gjatë pritjes.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


