Pa kategori

Kurti: Kuvendi mund ta zgjedhë presidentin, zgjedhjet janë të panevojshme

Kryeministri Albin Kurti kërkoi që Kuvendi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të 6 tetorit, duke e cilësuar të panevojshëm një rikthim në zgjedhje. Sipas tij, partitë parlamentare duhet të marrin…

Kurti: Kuvendi mund ta zgjedhë presidentin, zgjedhjet janë të panevojshme
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti kërkoi që Kuvendi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të 6 tetorit, duke e cilësuar të panevojshëm një rikthim në zgjedhje. Sipas tij, partitë parlamentare duhet të marrin përgjegjësi në përputhje me peshën e votës që u kanë dhënë qytetarët.

“Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Ne tashmë kemi kryetar të Kuvendit dhe kemi qeveri të zgjedhur, dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president apo presidente”, deklaroi Kurti.

Ai tha se dështimi për ta zgjedhur presidentin do ta çonte vendin në zgjedhjet e katërta brenda dy vitesh. Kurti theksoi se qytetarët do të votonin sërish për Kuvendin, ndërsa përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit do t’u mbetej deputetëve. Ai shprehu shqetësimin se një proces tjetër zgjedhor mund të prodhonte një situatë të ngjashme.

Duke iu referuar njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti kujtoi se afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor 2026.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top