Kurti kundërshton zgjedhjet e reja për rezultate të njëjta
Kryeministri Albin Kurti kundërshtoi shkuarjen në zgjedhje të reja, duke argumentuar se ato nuk e zgjidhin domosdoshmërisht çështjen e presidentit. Në deklaratën e tij të së shtunës, ai theksoi se…

Kryeministri Albin Kurti kundërshtoi shkuarjen në zgjedhje të reja, duke argumentuar se ato nuk e zgjidhin domosdoshmërisht çështjen e presidentit. Në deklaratën e tij të së shtunës, ai theksoi se presidentin e zgjedh Kuvendi dhe se një votim i ri do të ishte sërish për Kuvendin dhe qeverinë.
“Nuk duhet të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje vetëm për të konstatuar rezultate të njëjta”, deklaroi Kurti. Ai shtroi pyetjen pse vendi duhet të votojë përsëri për të konstituuar një Kuvend që nuk arrin të zgjedhë presidentin.
Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha se partia vazhdon të mbështesë një emër konsensual për president. Sipas tij, do të ketë ftesa të tjera për takime me partitë dhe bisedimet duhet të intensifikohen. Rrustemi akuzoi PDK-në dhe AAK-në për refuzim të bashkëpunimit.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kishte shprehur një ditë më parë gatishmëri për takime të tjera për presidentin. Ai tha se, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, rrethanat kanë ndryshuar dhe se partia do t’i përshtatë qëndrimet për çështjet që lidhen me të ardhmen dhe stabilitetin e shtetit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


