Pa kategori

Kurti: Kosova nuk përfitoi mbi 40 milionë euro nga BE-ja

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova nuk ka përfituar mbi 40 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian të parashikuara për afatin e 30 qershorit. Në mbledhjen e së premtes…

Kurti: Kosova nuk përfitoi mbi 40 milionë euro nga BE-ja
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova nuk ka përfituar mbi 40 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian të parashikuara për afatin e 30 qershorit. Në mbledhjen e së premtes të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ai ia atribuoi këtë mosmiratimit të ligjeve në Kuvend.

Sipas Kurtit, gjashtë nga 13 reformat e parashikuara për atë afat nuk u zbatuan në kohë. Për këtë arsye, nga 90,7 milionë euro të planifikuara, vendi nuk përfitoi shumën e plotë.

“Arsyeja e mospërfitimit të këtyre mjeteve është bllokada në Kuvend, e cila pamundësoi miratimin e ligjeve”, tha ai. Kurti shtoi se projektligjet përkatëse do të procedohen në seancën e radhës.

Kryeministri tha gjithashtu se Komisioni Evropian po vlerëson raportimin e Kosovës për 20 hapa reformash, me vlerë 153,3 milionë euro. Lirimi i këtyre fondeve, sipas tij, do të varet nga vlerësimi dhe vendimi i Komisionit.

Për fundin e dhjetorit, Kurti përmendi 22 reforma me vlerë 131,4 milionë euro në fonde të BE-së. Tetë prej tyre, sipas tij, kërkojnë miratimin e gjithsej dhjetë projektligjeve në Kuvend.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top