Kurti: Kosova i ka kryer detyrat për statusin kandidat
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova i ka përmbushur detyrimet për statusin e vendit kandidat në BE, por Këshilli Evropian ende nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian një opinion për…

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova i ka përmbushur detyrimet për statusin e vendit kandidat në BE, por Këshilli Evropian ende nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian një opinion për aplikimin e saj.
Në intervistën për emisionin “Talking Europe” të France 24, ai argumentoi se përparimi i Kosovës në demokraci, sundim të ligjit dhe transparencë meriton avancim në procesin e anëtarësimit.
“Ne nuk duam shkurtesa, dyer të pasme apo rrugë të shpejtë; duam një proces të bazuar në meritë dhe jemi të gatshëm për këtë”, deklaroi Kurti.
Ai tha se Kosova është e gatshme t’u përgjigjet mijëra pyetjeve të pyetësorit të anëtarësimit, por ende nuk e ka marrë atë. Kurti shprehu shpresën për statusin kandidat në javët ose muajt e ardhshëm, pa paraqitur ndonjë afat të konfirmuar nga BE-ja.
Kryeministri përmendi dinamikat e brendshme të BE-së dhe pesë shtetet mosnjohëse, por argumentoi se mosnjohja nuk duhet të pengojë dërgimin e pyetësorit.
I pyetur për rezervat evropiane ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë, Kurti tha se Qeveria i pranon kritikat dhe se reformat kanë nisur. Sipas tij, vetë procesi i integrimit do ta ndihmonte reformimin e drejtësisë dhe administratës publike.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


