Kurti: Komunitetet mund ta raportojnë diskriminimin drejtpërdrejt përmes platformës
Kryeministri Albin Kurti tha se Platforma për Çështje të Komuniteteve u mundëson qytetarëve të komuniteteve joshumicë ta raportojnë drejtpërdrejt diskriminimin. Ai foli në ceremoninë e dorëzimit të platformës te Qeveria…

Kryeministri Albin Kurti tha se Platforma për Çështje të Komuniteteve u mundëson qytetarëve të komuniteteve joshumicë ta raportojnë drejtpërdrejt diskriminimin. Ai foli në ceremoninë e dorëzimit të platformës te Qeveria e Kosovës, sipas njoftimit për këtë aktivitet.
Platforma do të menaxhohet nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Ajo është zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në vitin 2024, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës.
Sipas Kurtit, platforma mbledh në një vend informacionet për politikat qeveritare dhe mundësitë për grante, subvencione, punësim, trajnime e punë praktike. Ai tha se mundësia për raportimin e diskriminimit krijon komunikim të dyanshëm ndërmjet Qeverisë dhe komuniteteve.
Kurti i ftoi komunitetet ta përdorin dhe ta promovojnë platformën, si dhe të kontribuojnë në përmirësimin e saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


