Kurti: Edhe gjashtë ditë për presidentin, zgjedhjet janë të shmangshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në mbledhjen e Qeverisë se kanë mbetur edhe gjashtë ditë për zgjedhjen e presidentit dhe u bëri thirrje forcave politike të arrijnë një marrëveshje…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në mbledhjen e Qeverisë se kanë mbetur edhe gjashtë ditë për zgjedhjen e presidentit dhe u bëri thirrje forcave politike të arrijnë një marrëveshje të re. Sipas tij, zgjedhjet e reja janë të shmangshme dhe do të sillnin paqartësi institucionale pa e zgjidhur çështjen e presidentit.
Afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, përfundon më 6 tetor 2026. Kurti e cilësoi situatën pas aktgjykimit si urgjente dhe ftoi palët të ulen bashkë.
Ai akuzoi gjashtë deputetë të LDK-së se e kishin shkelur dhe braktisur marrëveshjen e mëparshme, për të cilën tha se kishte mbështetjen e kryesisë së kësaj partie.
Duke folur për pasojat e një dështimi në zgjedhjen e presidentit, Kurti paralajmëroi se vendi do të mbetej sërish pa Kuvend dhe me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit, ndërsa Qeveria do të vazhdonte në detyrë.
“Zgjedhjet e reja, ndonëse do të shkaktoheshin si pasojë e dështimit për zgjedhjen e presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president”, deklaroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


