Kurti: Bisedimet për Specialen dhe Presidentin t’i bëjmë mes partive
Kryeministri Albin Kurti tha se diskutimet për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes krerëve të partive, ndërsa rezultatet të bëhen publike më…

Kryeministri Albin Kurti tha se diskutimet për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e Presidentit duhet të zhvillohen mes krerëve të partive, ndërsa rezultatet të bëhen publike më pas. Në konferencën për media, ai shprehu optimizëm për bashkëpunim, pa njoftuar ndonjë marrëveshje të arritur.
Kurti u pyet për qëndrimin e PDK-së që fillimisht të arrihet dakordimi për ndryshimin e ligjit për Specialen e më pas të zgjidhet Presidenti. “Unë nuk besoj që këto diskutime duhet t’i bëjmë në media”, tha ai, duke propozuar biseda të brendshme ndërmjet subjekteve parlamentare.
Si shembull të mundësisë për bashkëpunim, ai përmendi votimin në Kuvend të deklaratës së përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
“Pra, përveçse kemi vullnet, kemi edhe mundësi. E kur ekziston edhe vullneti, edhe mundësia, është mëkat të mungojë suksesi”, tha Kurti.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


