Pa kategori

Kryeziu vë në dyshim seriozitetin e PDK-së për Specialen

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, vuri në dyshim seriozitetin e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Ajo tha se do ta besonte angazhimin e kësaj partie nëse ajo…

Kryeziu vë në dyshim seriozitetin e PDK-së për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu, vuri në dyshim seriozitetin e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Ajo tha se do ta besonte angazhimin e kësaj partie nëse ajo do t’i kishte dhënë përparësi zgjedhjes së Presidentit dhe funksionimit të institucioneve.

Kryeziu e akuzoi PDK-në për kushtëzim dhe tha se nuk sheh qëndrime të njëjta brenda saj. “Mua nuk më duket PDK-ja unike, së paku jo në ato qëndrime dhe deklarata që japin”, u shpreh deputetja.

Duke iu referuar 17 shtatorit, ajo tha se PDK-ja duhej t’u bënte thirrje të gjitha partive për ta tejkaluar çështjen e Presidentit. Sipas Kryeziut, zgjedhja e tij fillimisht do ta bënte më të besueshëm synimin e PDK-së për t’iu qasur projektligjit për Specialen.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top