Kryeziu-Hyseni: PDK-ja s’ka luksin ta kushtëzojë zgjedhjen e presidentit
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kritikoi PDK-në për kushtëzimin e bisedimeve për presidentin me miratimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas saj, kontributi i PDK-së në krijimin e Gjykatës…

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kritikoi PDK-në për kushtëzimin e bisedimeve për presidentin me miratimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas saj, kontributi i PDK-së në krijimin e Gjykatës Speciale e bën të pajustifikueshëm këtë kusht.
“Edhe po mendoj që PDK më së paku e ka luksin me bë kushtëzime të tilla”, tha ajo. Kryeziu-Hyseni argumentoi se zgjedhja e presidentit ka rëndësi për të ardhmen e Kosovës dhe nuk duhet të lidhet me atë që ajo e cilësoi si interes personal të partive.
Deputetja u bëri thirrje forcave politike të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit. Ajo paralajmëroi se, nëse nuk arrihet marrëveshje deri më 6 tetor, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, duke ia atribuar këtë skenar mungesës së vullnetit të partive për bashkëpunim.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


