Krasniqi kritikon LVV-në për Specialen: E rëndë për aktivistët
Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka kritikuar mbështetjen e partisë së tij për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në reagimin e tij,…

Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka kritikuar mbështetjen e partisë së tij për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Në reagimin e tij, ai thotë se votimi mund të krijojë përshtypjen se LVV-ja po e pranon gjykatën që e kishte kundërshtuar.
“Me faktin që LVV po e voton këtë ligj po i bie disi që e pranon këtë gjykatë dhe kjo është tejet e rëndë për secilin aktivist që ka kundërshtuar gjykatën speciale”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, ndryshimet e propozuara nuk e shfuqizojnë Gjykatën Speciale. Pikërisht këtë e paraqet si arsye për kundërshtimin e qëndrimit të LVV-së ndaj nismës së iniciuar nga PDK-ja.
Krasniqi ka kritikuar edhe PDK-në për rolin që, sipas tij, ka pasur në themelimin e gjykatës. Ai ka argumentuar se LVV-ja po paguan sot çmimin e veprimeve të mëparshme të PDK-së dhe ka vënë në dyshim nëse kjo parti ka reflektuar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


