“Kosova ia ka borxh” — çfarë kërkon Haradinaj për Thaçin?
Ramush Haradinaj kërkon që, në rast pafajësie në Hagë, Hashim Thaçi të rikthehet simbolikisht në Presidencë.

Ramush Haradinaj ka deklaruar se, nëse Hashim Thaçi shpallet i pafajshëm në Hagë, Kosova duhet ta rikthejë atë në postin e presidentit të paktën për një ditë.
Kryetari i AAK-së tha se beson që Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të lirohen nga akuzat, ndërsa vlerësoi se shumë deputetë do ta mbështesnin një rikthim të Thaçit në Presidencë.
Haradinaj tha se, pavarësisht dallimeve që ka pasur me Thaçin, kthimi i tij në institucionin prej të cilit u largua për t’u përballur me Gjykatën Speciale do të ishte një veprim në nder të Kosovës.
Sipas tij, një vendim i tillë do të dëshmonte vetëdije kombëtare nga shoqëria dhe institucionet e vendit.
Deklarata është dhënë në Klan Kosova dhe është raportuar nga Reporteri.net.
DPT — Drita për të vërtetën