Kos: Mali i Zi mund të hyjë në BE më 2028
Marta Kos tha në një intervistë për Deutsche Welle se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian në vitin 2028, nëse procesi ecën sipas planit dhe merr…

Marta Kos tha në një intervistë për Deutsche Welle se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian në vitin 2028, nëse procesi ecën sipas planit dhe merr mbështetjen e shteteve anëtare.
Sipas saj, vendi ndodhet në fazën përfundimtare të rrugës drejt anëtarësimit dhe negociatat mund të përfundojnë së shpejti. Kos tha se po përgatitet Traktati i Anëtarësimit dhe se paketa financiare është gati. Afati i vitit 2028 mbetet një mundësi e kushtëzuar, jo një datë e vendosur për hyrjen në BE.
Për vendet kandidate që kanë nevojë për më shumë kohë, Kos shpjegoi se integrimi gradual synon t’u japë përfitime në fusha të caktuara para anëtarësimit të plotë, nëse përmbushin kriteret. Ajo theksoi se kjo qasje nuk e zëvendëson anëtarësimin dhe paralajmëroi përfitime nga roaming-u për Ballkanin Perëndimor.
Kos vlerësoi gjithashtu se Shqipëria po përparon shumë mirë, ndërsa për Moldavinë dhe Ukrainën shprehu shpresën që të hapen të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


