Kos: Anulova vizitën në Serbi pas glorifikimit të Mlladiçit
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, tha në një intervistë për France 24 se ka anuluar një vizitë të planifikuar në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiçit në funeralin…

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, tha në një intervistë për France 24 se ka anuluar një vizitë të planifikuar në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiçit në funeralin e tij.
“Besimi midis shteteve anëtare të BE-së dhe Serbisë u thye edhe më shumë me glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç në funeralin e tij”, deklaroi Kos.
Ajo theksoi se BE-ja pret nga vendet kandidate, veçanërisht ato të Ballkanit Perëndimor, të ndjekin rrugën e pajtimit. Sipas saj, ritmi i reformave mund të diskutohet, por glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit të Srebrenicës janë të papranueshme për shtetet anëtare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


