Konjufca kërkon trajtim të barabartë, ngre shqetësime për shqiptarët e Luginës
Kreu i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca, kërkoi trajtim të barabartë për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe ngriti shqetësime për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Qëndrimin e…

Kreu i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca, kërkoi trajtim të barabartë për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe ngriti shqetësime për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Qëndrimin e bëri publik më 1 tetor, në një postim për takimin e ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
Sipas Konjufcës, shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me pasivizimin, pengesat për njohjen e diplomave dhe nënpërfaqësimin në institucionet shtetërore. Ai tha se bashkëpunimi rajonal duhet të mbrojë të drejtat e çdo komuniteti dhe të sigurojë përmbushjen e angazhimeve.
“Nuk mund të ketë standarde të dyfishta”, shkroi Konjufca.
Ai kërkoi gjithashtu që progresi i Kosovës, sipas vlerësimit të tij, të pasqyrohet në hapa konkretë drejt statusit të kandidatit dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


