Komisioni Evropian i kërkon Serbisë zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë
Komisioni Evropian i kërkon Serbisë të rrisë harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë. Zëdhënësi Guillaume Mercier e shprehu këtë qëndrim për Radion Evropa e Lirë…

Komisioni Evropian i kërkon Serbisë të rrisë harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë. Zëdhënësi Guillaume Mercier e shprehu këtë qëndrim për Radion Evropa e Lirë pas bisedës telefonike mes Aleksandar Vuçiqit dhe Vladimir Putinit.
Mercier tha se statusi i vendit kandidat e obligon Serbinë t’i përafrojë politikat e saj me objektivat e BE-së, edhe në energjetikë. Sipas tij, përputhshmëria e Beogradit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë mbetet dukshëm më e ulët se ajo e vendeve të tjera kandidate në Ballkanin Perëndimor.
“Duam të jemi në gjendje të llogarisim në Serbinë si një partnere të besueshme”, tha ai.
Pas telefonatës me Putinin, Vuçiq tha se beson që marrëveshja për furnizimin me gaz rus do të zgjatet. Mercier theksoi se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si më parë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


