Koha e xhaxhit është varrosur
Janina Ymeri, deputete e LDK-së. Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e ka quajtur ofendim për sportin luftarak të karatesë seancën e mbrëmshme për presidentin e Kosovës. Përmes një postimi në…


Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e ka quajtur ofendim për sportin luftarak të karatesë seancën e mbrëmshme për presidentin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ymeri tha se nata e mbrëmshme ishte testim për mundësinë, siç tha ajo, “që të vendoset Republika e Kurtit e që nëse lejohet, të vendoset sistem paralel partiak për Gjyqësor e për çdo gjë që nuk e ka kap ende kopja e zbehtë e Xhaxhit”.
Mbramë nuk ka qenë karate, është ofendim për sportin për një fushë të cilën rrufitën premtime e para pa punë. Karate ka rregullat e veta. Jeni në Republikën e Kosovës edhe koha e xhaxhit është varrosur.
— Janina Ymeri, LDK
Kujtojmë se mbrëmë gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e presidentit u publikua një fotografi nga EO.
Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar mesazh me mbishkrimin “po e zgjedhim sot karate”, shihet në fotografi.