Pa kategori

Koci: Edhe heqja e kompetencës mund të kundërshtohet në Hagë

Avokati Arianit Koci paralajmëroi se edhe dispozita që synon t’ia heqë Dhomës së Specializuar Kushtetuese në Hagë kompetencën për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit mund të kundërshtohet para saj. Në…

Koci: Edhe heqja e kompetencës mund të kundërshtohet në Hagë
Dëgjo artikullin 1 min

Avokati Arianit Koci paralajmëroi se edhe dispozita që synon t’ia heqë Dhomës së Specializuar Kushtetuese në Hagë kompetencën për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit mund të kundërshtohet para saj. Në reagimin ndaj deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, ai tha se miratimi i ndryshimeve në Kuvend nuk garanton shmangien e shqyrtimit në Hagë.

Sipas Kocit, kompetenca e kësaj Dhome mbështetet në nenin 162(3) të Kushtetutës. Ai argumentoi se shprehja “në përputhje me ligjin e veçantë” nuk nënkupton vetvetiu që Kuvendi mund ta bartë këtë kompetencë te përbërja e rregullt e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë përmes një ligji.

“Këtu është problemi: edhe vetë dispozita që synon me ia heqë kompetencën Dhomës në Hagë mund të kundërshtohet para saj, me arsyetimin se bie ndesh me nenin 162(3) të Kushtetutës”, shkroi Koci.

Gruda kishte deklaruar se ndryshimet e propozuara ia heqin shprehimisht Dhomës së Specializuar Kushtetuese kompetencën për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit. Koci e kundërshtoi këtë siguri, duke kërkuar që pasojat juridike të peshohen përpara veprimit.

“Çlirimtarëve tanë ua dua të mirën. Për me iu ndihmu, na duhen hapa juridikë të menduar mirë dhe punë profesionale”, shkroi ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top