Klinaku nga protesta: Lirinë e Kosovës e paguam me jetë
Hysni Klinaku tha në natën e 14-të të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë se liria e Kosovës ishte fituar me sakrifica, luftë dhe diplomaci. Në fjalën e tij para…

Hysni Klinaku tha në natën e 14-të të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë se liria e Kosovës ishte fituar me sakrifica, luftë dhe diplomaci. Në fjalën e tij para pjesëmarrësve, ai shprehu mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se kishin luftuar përkrah dëshmorëve.
“Lirinë, e fituam me gjak, e paguam me jetë, më luftën edhe me diplomaci”, tha Klinaku.
Ai përmendi Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Shkëlzen dhe Luan Haradinajn, Fehmi Lladrovcin, Mujë Krasniqin, Fahri Fazliun dhe Beqir Gashin, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të mos e harrojnë sakrificën për lirinë e Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


