Kina njofton marrëveshje me SHBA-në për uljen e tarifave
Kina njoftoi të shtunën se ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për uljen reciproke të tarifave, në vlerë prej 30 miliardë dollarësh. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, të cituar…

Kina njoftoi të shtunën se ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për uljen reciproke të tarifave, në vlerë prej 30 miliardë dollarësh. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, të cituar nga Reuters, marrëveshja është pjesë e një konsensusi me tetë pika të arritur gjatë vizitës së presidentit Xi Jinping në Uashington.
Ministria njoftoi gjithashtu nisjen e një dialogu për inteligjencën artificiale dhe krijimin e një këshilli tregtar. Sipas saj, palët janë pajtuar edhe për zgjerimin e rezultateve të bisedimeve të mëparshme në Kuala Lumpur.
Njoftimi kinez pason deklaratën e sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, se armëpushimi tregtar mes dy vendeve është zgjatur me dy muaj, për t’u dhënë palëve më shumë kohë për një marrëveshje potencialisht më të gjerë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


