Pa kategori

KDI: Qindra faqe mbrëmë, votim sot për reformën në drejtësi

KDI akuzoi Komisionin për Legjislacion se shqyrtoi dhe votoi në parim pakon e reformës në drejtësi duke shkelur Rregulloren e Kuvendit. Sipas KDI-së, deputetët morën qindra faqe materialesh mbrëmë dhe…

KDI: Qindra faqe mbrëmë, votim sot për reformën në drejtësi
Dëgjo artikullin 1 min

KDI akuzoi Komisionin për Legjislacion se shqyrtoi dhe votoi në parim pakon e reformës në drejtësi duke shkelur Rregulloren e Kuvendit. Sipas KDI-së, deputetët morën qindra faqe materialesh mbrëmë dhe u ftuan t’i diskutonin e votonin sot, pa një arsyetim paraprak për përshpejtimin.

Në reagimin e saj, organizata iu referua nenit 34 (4), sipas të cilit, përveç rasteve të veçanta, mbledhjet e komisioneve thirren së paku tri ditë pune përpara. KDI argumentoi se komisioni kishte kohë për shqyrtim të rregullt, pasi neni 74 (1) parashikon që leximi i parë në seancë plenare të mbahet vetëm pasi të kenë kaluar dy javë nga shpërndarja e projektligjeve.

Organizata kritikoi edhe mungesën e prezantimit të projektligjeve nga ministrja përgjegjëse. Ajo sqaroi se kjo lidhet me praktikën parlamentare, jo me një detyrim procedural, por vlerësoi se ministrja duhej të ishte e pranishme për të shpjeguar propozimet dhe për t’iu përgjigjur deputetëve.

KDI i cilësoi projektligjet të rëndësishme për integritetin, performancën dhe llogaridhënien në drejtësi. Ajo kërkoi që fazat e mëtejshme të shqyrtimit të zhvillohen pa nguti, me respektim të procedurave parlamentare dhe përfshirje të palëve relevante.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top