Pa kategori

Kadrijaj: “Aman, bëjeni prioritet, se qytetarët janë në hall”

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, i kërkoi Qeverisë ta trajtojë shëndetësinë si prioritet, duke thënë në Kuvend se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha për sigurimin e barnave. “Shëndetësia…

Kadrijaj: “Aman, bëjeni prioritet, se qytetarët janë në hall”
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, i kërkoi Qeverisë ta trajtojë shëndetësinë si prioritet, duke thënë në Kuvend se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha për sigurimin e barnave.

“Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor. A është shëndetësia prioritet i kësaj qeverie? Aman, bëjeni prioritet, se qytetarët janë në hall”, deklaroi ajo gjatë interpelancës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kadrijaj ngriti edhe çështjen e mungesës së sigurimeve shëndetësore dhe pyeti se kur do të nisë zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Interpelanca lidhet me rastin e një pacienteje që vdiq nga kanceri dhe mungesën e barnave onkologjike. Deputetja kërkoi nga institucionet të reflektojnë dhe të ndërmarrin hapa për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top