Ju ka hup arsyja krejt. Koncentronu.
Ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizja Vetëvendosje për, siç thotë ai, qëndrime kontradiktore gjatë ditës. Sipas tij, VV në një moment krenohet se është “e…

Ish-deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizja Vetëvendosje për, siç thotë ai, qëndrime kontradiktore gjatë ditës.
Sipas tij, VV në një moment krenohet se është “e vetmja qeveri që ka përfunduar mandatin”, ndërsa më pas ankohet se po bllokohet nga opozita dhe mungesa e bashkëpunimit me LDK-në.
Sadiku thekson se këto deklarata tregojnë mungesë konsistence dhe orientimi në qeverisje
Postimi:
“VV-ja paradite: ‘E vetmja qeveri që e kemi përfundu mandatin.’
VV-ja pasdite: ‘S’po mujna me punu se po na bllokon opozita.’
VV-ja paradite: ‘LDK jeni të vegjël, s’keni vota, s’ju ka votu populli.’
VV-ja pasdite: ‘S’po mujna me punu se s’po bashkëpunon LDK-ja.’
Ju ka hup arsyja krejt. Koncentronu.
Kur je i fortë në fjalë e i dobët në punë kjo quhet amaterizëm, jo qeverisje.”