“Jo në emrin tim”: Sonte nata e tetë e protestës kundër vendimit të Hagës
Protesta “Jo në emrin tim” është paralajmëruar për të tetën natë radhazi në Prishtinë. Tubimi kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet sonte në…

Protesta “Jo në emrin tim” është paralajmëruar për të tetën natë radhazi në Prishtinë. Tubimi kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 21:00.
Sipas programit të paralajmëruar, para protestuesve pritet të flasin Ylli Limani dhe Leonora Jakupi, gazetari dhe veterani i luftës Resul Sinani, si dhe organizatori Çlirim Haziri. Në program janë edhe studentet Aolta Bajrami dhe Alma Ramaj dhe aktivisti Arianit Elshani.
Tubimet e përditshme shprehin kundërshtimin e organizatorëve ndaj aktgjykimit dhe qëndrimet e tyre për procesin gjyqësor në Hagë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


