Pa kategori

Janjiq: Gara e ngushtë në Serbi u jep peshë shqiptarëve

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, vlerëson se bashkimi i partive shqiptare mund t’u japë atyre më shumë peshë në vendimmarrjen pas zgjedhjeve në Serbi. Në deklaratat…

Janjiq: Gara e ngushtë në Serbi u jep peshë shqiptarëve
Dëgjo artikullin 1 min

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, vlerëson se bashkimi i partive shqiptare mund t’u japë atyre më shumë peshë në vendimmarrjen pas zgjedhjeve në Serbi. Në deklaratat për Radion Evropa e Lirë, ai e kushtëzoi këtë ndikim me një rezultat të ngushtë mes listës së Aleksandar Vuçiqit, “Serbia e Bashkuar”, dhe listës studentore “Studentët fitojnë”.

Sipas Janjiqit, në këtë skenar shqiptarët do të kishin më shumë fuqi për të vendosur se kë do të mbështesin. Ai e cilësoi marrëveshjen mes partive shqiptare si “një hap i mirë politik” dhe vlerësoi se në arritjen e saj ka kontribuar, me shumë gjasë, autoriteti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë, Janjiq kundërshtoi kërkesën e Kurtit për vende të rezervuara për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, sipas modelit të vendeve për komunitetin serb në Kosovë. Ai argumentoi se modeli i vendeve të garantuara për komunitete të vogla mbështetet në marrëveshje ndërshtetërore.

“Me përcaktimin e vendeve të garantuara në bazë të numrit të banorëve, shqiptarët nuk do të merrnin më shumë se tri”, tha Janjiq.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top