Ismaili për hetimin në SHISH: Opozita përdor dy standarde ndaj drejtësisë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, mbrojti qëndrimin e mazhorancës ndaj hetimit të drejtueses së SHISH-it gjatë debatit në Kuvend më 24 shtator. Në përgjigje të Sali…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, mbrojti qëndrimin e mazhorancës ndaj hetimit të drejtueses së SHISH-it gjatë debatit në Kuvend më 24 shtator. Në përgjigje të Sali Berishës, ajo akuzoi opozitën se i vlerëson organet e drejtësisë sipas përkatësisë politike të personave që hetohen.
Sipas Ismailit, përgjegjësia përpara ligjit është individuale dhe hetimi i një funksionari dëshmon se askush nuk gëzon pushtet absolut.
“S’mund të thoni se ka drejtësi kur në hetim është një subjekt i mazhorancës, por drejtësia është e kapur kur është subjekt i hetimit të opozitës. Drejtësi me dy standarde nuk ka”, u shpreh ministrja.
Ismaili e shtriu debatin edhe te veprimtaria e ish-SHIK-ut gjatë qeverisjes së demokratëve. Ajo akuzoi Berishën se e kishte përdorur shërbimin informativ si instrument pushteti, duke përmendur ngjarjet e vitit 1997 dhe çështjen e rrëmbimit të Remzi Hoxhës.
Ministrja kërkoi gjithashtu shpjegime për rolin e Bashkim Gazidedes gjatë trazirave të vitit 1997 dhe largimin e tij nga Shqipëria. Këto akuza i paraqiti në kuadër të kundërshtimit të qëndrimeve të opozitës për çështjen e SHISH-it.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


