Pa kategori

Hoxhaj rikthehet te arsimi, këtë herë në krye të komisionit

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është zgjedhur kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim në Kuvendin e Kosovës. Detyra e rikthen në fushën që drejtoi si ministër nga janari 2008 deri…

Hoxhaj rikthehet te arsimi, këtë herë në krye të komisionit
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është zgjedhur kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim në Kuvendin e Kosovës. Detyra e rikthen në fushën që drejtoi si ministër nga janari 2008 deri në shkurt 2011.

Komisioni që do të drejtojë Hoxhaj trajton legjislacionin dhe politikat për sistemin arsimor të Kosovës.

Gjatë mandatit të tij ministror nisi shpërndarja e teksteve shkollore falas: fillimisht për nxënësit e klasave të para deri në të pesta në vitin 2008, ndërsa një vit më vonë kjo politikë u zgjerua deri në klasën e nëntë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top