Pa kategori
Hoxhaj përkujton 23 anëtarët e familjes Deliu, të vrarë në Abri
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përkujtoi në një postim në Facebook 23 anëtarët e familjes Deliu, të vrarë në masakrën në Abri të Epërme. Ai e cilësoi masakrën ndër ngjarjet…

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përkujtoi në një postim në Facebook 23 anëtarët e familjes Deliu, të vrarë në masakrën në Abri të Epërme. Ai e cilësoi masakrën ndër ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Kosovë.
“Masakra në Abri të Epërme mbetet një nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Kosovë, ku 23 anëtarë të familjes Deliu u bënë dëshmi e sakrificës sublime për liri”, shkroi Hoxhaj.
Në mesazhin e tij përkujtimor, deputeti theksoi se krimi ndaj popullsisë shqiptare të Abrisë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kombëtare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


