Pa kategori

Hoti për shtesat e fëmijëve: Pezullimi i pagesës nuk nënkupton largim përfundimtar

Ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve për rënien e numrit të fëmijëve që marrin shtesa mujore në Kosovë. Në një postim në…

Hoti për shtesat e fëmijëve: Pezullimi i pagesës nuk nënkupton largim përfundimtar
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve për rënien e numrit të fëmijëve që marrin shtesa mujore në Kosovë. Në një postim në Facebook, ai ka mbrojtur administrimin e programit, duke thënë se ndryshimet në numrin e përfituesve lidhen me kriteret ligjore dhe verifikimin e të dhënave.

Sipas Hotit, pagesa mund të pezullohet kur nevojiten verifikime shtesë. “Suspendimi gjatë procesit të verifikimit nuk nënkupton automatikisht largim përfundimtar nga programi apo konstatim të keqpërdorimit”, ka shkruar ai.

Ministri ka renditur mes faktorëve që ndryshojnë numrin e përfituesve hyrjen e fëmijëve të rinj në program, arritjen e moshës 16-vjeçare, ndryshimin e rrethanave familjare dhe harmonizimin e të dhënave me regjistrat institucionalë.

Hoti ka kundërshtuar barazimin e diferencës mujore të përfituesve me numrin e rasteve të keqpërdorimit ose me një dëm financiar. Sipas tij, çdo rast verifikohet individualisht dhe ministria do të vazhdojë kontrollet për të siguruar mbështetjen për fëmijët që plotësojnë kriteret.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top