Pa kategori

Hetemi: Protestuesit po nderojnë ish-krerët e UÇK-së dhe kombin

Ish-luftëtarja e UÇK-së, Elheme Hetemi, tha për Klan Kosova se protestuesit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po nderojnë edhe veten dhe kombin. “Këta njerëz po i bëjnë…

Hetemi: Protestuesit po nderojnë ish-krerët e UÇK-së dhe kombin
Dëgjo artikullin 1 min

Ish-luftëtarja e UÇK-së, Elheme Hetemi, tha për Klan Kosova se protestuesit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po nderojnë edhe veten dhe kombin.

“Këta njerëz po i bëjnë nderë krerëve të shtetit të vet, po i bëjnë nderë kombit edhe po i bëjnë nderë të gjithë shqiptarëve kudo nëpër botë”, u shpreh ajo.

Hetemi tregoi edhe një bisedë me motrën para pjesëmarrjes në emision. Sipas rrëfimit të saj, motra i kishte thënë: “Ma kisha dashtë unë me kanë në vend të tyre kur e shoh çka po bën populli për ta, për ta dhe për vete”.

Ajo e krahasoi mbështetjen e protestuesve me respektin që trashëgimtarët tregojnë për familjen.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top